Fakulteti Juridik nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit (Kroaci)

22 Tetor 2025
SHARE

Fakulteti Juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit në Kroaci, si një shkollë juridike me traditë dhe partnere në shumë projekte, programe e aktivitete shkencore në disa fusha të drejtësisë. Delegacioni i Fakultetit Juridik, i përbërë nga dekani Prof.asoc. Avni Puka, prodekani dhe profesorët, gjatë vizitës zyrtare është mirëpritur nga dekani i Fakultetit Juridik të Zagrebit, Prof. Ivan Koprić dhe stafi i fakultetit.Të dy fakultetet në vitet e fundit kanë pas një bashkëpunim intensiv në kuadër të projekteve dhe vizitave studimore.

Marrëveshja e nënshkruar përfshinë një kornizë formale me qëllim të thellimit e konkretizimit të bashkëpunimit akademik si: shkëmbimi akademik i stafit dhe studentëve, angazhimin e profesorëve në kuadër të programeve master, bashkëpunimi në zhvillimin e programeve, avancimit të klinikave ligjore, bashkëpunimit nga fusha e së drejtës penale ndërkombëtare, drejtësisë tranzicionale dhe fusha të tjera. Të dy institucionet janë pajtuar edhe për aplikimin e përbashkët në projekte, programet e mobilitetit, publikimet e përbashkëta (përfshirë personelin e fakulteteve juridike partnere të dy palëve), organizimin e konferencave dhe aktiviteteve tjera shkencore. Gjithashtu marrëveshja, përfshinë mundësinë e studentëve kroatë për të studiuar në kuadër të programit master “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice”. Marrëveshja si e tillë, përfaqëson edhe inicimin e konceptit të ‘Programit të rrjetëzimit të Fakultetit Juridik” të UP-së.