Ambasadori i Hungarisë viziton Fakultetin Juridik

03 Shkurt 2026
SHARE

Ambasadori i Hungarisë, Sh.T. László István Dux, ka vizituar Fakultetin Juridik me qëllim të informimit rreth objektivave, reformave dhe aktiviteteve të fakultetit, si dhe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit me shkollat juridike dhe institutet kërkimore në Hungari.

Ambasadori u prit nga Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Avni Puka, dhe Prof. Gjylieta Mushkolaj, të cilët e informuan për reformat e realizuara në fakultet, programet studimore, me theks të veçantë ato në gjuhën angleze, qendrat e themeluara në vitet e fundit, si dhe programin e rrjetëzimit ndërkombëtar të Fakultetit Juridik.

Në përfundim të takimit, u diskutuan disa bashkëpunime konkrete me universitetet hungareze, përfshirë pjesëmarrjen në konferencën që do të organizohet në muajin maj 2026 në Hungari në kuadër të rrjetit “Paris Nanterre Network” ku Fakulteti Juridik është anëtar, bashkëpunimin me Institutin Tom Lantos në Budapest dhe qendra të tjera.

Për më tepër, në koordinim me Ambasadën e Hungarisë në Kosovë, pritet të zhvillohen programe mobiliteti për personelin akademik dhe studentët e Fakultetit Juridik në Hungari, si dhe bashkëpunime në fushën e projekteve kërkimore.