Një sukses i radhës i studentëve të Fakultetit Juridik është arritur në paragarën e "Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot" të mbajtur në Madrid (Spanjë) nga data 23-25 Shkurt 2026, ku pas gjashtë rundeve me ekipe nga universitete prestigjioze, ekipi i Fakultetit Juridik ka arritur në çerekfinale.
Ekipi i Fakultetit Juridik të UP-së është përfaqësuar në Madrid, nga studentët: Angjelina Krasniqi, Ema Guda, Liza Rexhepi dhe Rron Zeka, dhe i udhëhequr nga trajnerja Ass.Vlera Parduzi.
Nga viti 2022 garat me prestigjioze për studentët e drejtësisë si: “Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition” (Uashington, ShBA), “Nuremberg Moot Court” (Nuremberg, Gjermani), dhe "Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot” (Vjenë, Austri), janë pjesë e programit të përhershëm (kurrikulës) së Fakultetit Juridik. Këto dhe forumet e tjera ndërkombëtare ku studentët e juridikut marrin pjesë në vitet e fundit, janë model i ndërkombëtarizimit dhe përfaqësimit elitar.
Fakulteti Juridik dhe Universiteti i Prishtinës ju uron trajnerës dhe studentëve suksese edhe në garën kryesore të "Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot", që mbahet në Vjenë të Austrisë nga data 27 Mars deri më 2 Prill 2026.