Pas një përgatitjeje intensive dhe sesioneve tejet konkurruese, ekipi i studentëve të Fakultetit Juridik UP, në kuadër të “Jessup Moot Court” është përballur me ekipet me të mira nga shkollat juridike evropiane, në rundet e mbajtura në Bukuresht (Rumani) Ky përfaqësim me sukses të lartë është një eksperiencë e jashtëzakonshme para rundeve ndërkombëtare që pritet të mbahen në Uashington D.C. (ShBA).
Ekipi i Fakultetit Juridik të UP-së është përfaqësuar në Bukuresht nga studentët: Blendi Bajraktari, Hektor Kastrioti, Idila Selmani dhe Morea Haliti, dhe është udhëhequr nga trajnerja Ass.Donika Bunjaku. Pas kthimit, ekipi është pritur nga Dekani i fakultetit Prof.Avni Puka dhe stafi, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve përgatitore para nisjes në ShBA, për pjesëmarrje në rundet finale.
Nga viti 2022 garat me prestigjioze për studentët e drejtësisë si: “Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition” (Uashington, ShBA), “Nuremberg Moot Court” (Nuremberg, Gjermani), dhe "Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot” (Vjenë, Austri), janë pjesë e programit të përhershëm (kurrikulës) së Fakultetit Juridik. Këto dhe forumet e tjera ndërkombëtare ku studentët e juridikut marrin pjesë në vitet e fundit, janë model i ndërkombëtarizimit dhe përfaqësimit elitar.