Fakulteti Juridik merr pjesë në konferencën e shkollave juridike evropiane në Bilbao (Spanjë)

23 Prill 2026
SHARE

Fakulteti Juridik ka marrë pjesë në konferencën vjetore dhe takimet e shkollave juridike evropiane, që janë mbajtur në Bilbao (Spanjë) me datë 15-17 Prill 2026. Ky organizim ishte një ngjarje e rëndësishme akademike me përfaqësues nga institucione prestigjioze të arsimit juridik në Evropë, e ku Fakulteti Juridik është prezantuar nga Dekani Prof.Avni Puka, dhe Prodekani për mësim klinik dhe bashkëpunim me institucione, Prof.Ardrit Gashi.

Gjatë konferencës u diskutuan zhvillimet më të fundit në fushën e arsimit juridik, sfidat bashkëkohore të sistemit të drejtësisë, përfshirë edhe efektin e përdorimit të inteligjencës artificiale. Për me tepër, janë zhvilluar disa takime intensive me përfaqësues të fakulteteve juridike nga disa prej universiteteve prestigjioze nga Britania e Madhe, Italia, Suedia, Zvicra, Polonia, Portugalia, Lituania, etj., me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta të kërkimit dhe publikimeve, aplikimit dhe zbatimit të projekteve, si zhvillimit të programeve të mobilitetit për personelin akademik dhe studentët.

Në vitet e fundit, Fakulteti Juridik me ofrimin e programeve unike në gjuhën angleze dhe pranimin e studentëve ndërkombëtarë, anagzhimit të profesorëve nga universitete prestigjioze botërore, zhvillimin e një koncepti të avancuar të klinikave ligjore dhe komponentave tjera, përfaqëson një partner serioz për bashkëpunim me shkollat juridike dhe institucionet ndërkombëtare.