Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë viziton Fakultetin Juridik dhe mban ligjëratë me studentët

26 Maj 2026
SHARE

Me datë 25 Maj 2026 Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, Prof.Sokol Sadushi ka vizituar Fakultetin Juridik, ku fillimisht është pritur nga Dekani Prof..Avni Puka, prodekanët dhe profesorët e Fakultetit Juridik. Ku ndër të tjera, është diskutuar për koordinimin e agjendës së aktiviteteve të përbashkëta, si një traditë që Fakulteti Juridik ka ndërtuar në vitet e fundit me institucionet e drejtësisë në Tiranë, përfshirë edhe praktikën profesionale për studentët e Fakultetit Juridik të UP-së, e cila do të zbatohet edhe ketë vit.

Kryetari, Prof.Sadushi ka mbajtur edhe një ligjëratë me studentët me titull:“Shteti i së drejtës si kulturë publike: përgjegjësia e institucioneve dhe e shoqërisë”. Në fjalën e tij, Kryetari Sadushi theksoi se shteti i së drejtës nuk është vetëm çështje gjykatash, ligjesh, procedurash apo reformash, por një kulturë publike që ndërtohet nga institucionet dhe shoqëria. Ai nënvizoi se drejtësia nuk është pronë e gjykatave, por përgjegjësi e përbashkët që kërkon politikë të vetëpërmbajtur, media të përgjegjshme, shoqëri të pjekur, universitet që kultivon dije dhe një gjyqësor që dëshmon integritet institucional në vendimmarrje.