Këshilli i Fakultetit Juridik
Këshilli i Fakultetit Juridik është organ i Fakultetit, i cili zgjedhet me mandat 4 vjeçar, përmes zgjedhjeve të personelit akademik të cilat mbahen në Universitetin e Prishtinës.
Këshilli i Fakultetit Juridik përbëhet nga:
1. Dekani;
2. Prodekani (ët);
3. Sekretari i Fakultetit;
4. Deri në tridhjetë (30) anëtarë të zgjedhur nga radha e profesorëve të fakultetit;
5. Deri në 8 anëtarë të zgjedhur nga radha e asistentëve të fakultetit;
6. Një anëtar i zgjedhur nga personeli joakademik i fakultetit;
7. Dy përfaqësues te studentëve, të zgjedhur nga këshilli i studentëve të fakultetit.
Kompetencat e Këshillit të Fakultetit Juridik janë të përcaktuara me nenin 76 të Statutit të Universitetit të Prishtinës.
Postimet e fundit
- Rezultatet përfundimtare të provimit pranues për vitin akademik 2026/27 në studimet Master
- Rezultatet përfundimtare të provimit pranues për vitin akademik 2026/27 në studimet Baçelor
- MBAHET PROVIMI PRANUES PËR STUDENTËT E NIVELIT MASTER NË FAKULTETIN JURIDIK⚖️
- Rezultatet preliminare të provimit pranues për vitin akademik 2026/27 në studimet Master
- Orari i mbajtjes së provimit pranues për vitin akademik 2026-27 në studimet Master