Njoftime të Zyrës për Studime Klinike
Universiteti i Prishtinës - Fakulteti Juridik është partner në implementimin e Projektit të Erasmus+ "Legal Clinics in Service of Vulnerable Groups: Enhancing the Employability of Law Students Through Practical Education" ENEMLOS
Objektiv parësor i projektit është sigurimi dhe përmirësimi i punësimit të studentëve të diplomuar në Fakultetin Juridik, përmes zbatimit të metodave më të avancuara në edukimin praktik klinik, si dhe përmes organizimit të klinikave në modelin "live client clinics".
Kontakti i drejtpërdrejtë me klientët "live client clinics" në Mësimin Klinik, do t'u jap studentëve mundësinë të ushtrojnë punën praktike gjatë studimeve dhe të përmirsojnë aftësitë e tyre ligjore, jo vetëm përmes proceseve të simuluara dhe studimeve teorike.
Nga ky projekt do të përfitojnë në mënyrë indirekte profesorët dhe edukatorët e mësimit klinik (anëtarët e të gjitha profesioneve ligjore), pasiqë përmes trajnimeve dhe vizitave studimore, do të avancojnë aftësitë e tyre në ligjërimin praktik ligjor, të cilat do të kenë efekt të shumëfishtë në vitet vijuese duke punuar me gjenerata të reja të studentëve, rrjedhimisht do të kenë efekte afatgjata në fushën e studimeve juridike me vendet partnere, si dhe avancimi i bashkëpunimit ndërmjet fakulteteve dhe fushës së gjyqësorit, odës së avokatëve, organizatave qeveritare dhe jo-qeveritare.
The primary goal of the project is to ensure and improve employability of graduate law students, through implementation of the most advanced methods in clinical practical education, through organization of the live client clinics. The direct contact with the live clients at the legal clinics will give students the chance to practice law during their studies and to improve their lawyering skills not only through simulated processes and theoritical studies.
This project will indirectly benefit the professors and legal clinic educators (members of all legal professions), since they will improve their skills in practical legal education through the trainings and study visits, which will have a multiplicative effect in coming years since they will work with new generation of students each year, which will have a long term effect on law studies in partner countries, and improvement of the cooperation between faculties and judiciary, bar associations, governmental and nongovernmental organizations.
Për më shumë, shih linkun e projektit:
Postimet e fundit
- Bashkëpunimi me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe institucionet e tjera të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë
- Fillimi i vitit të ri akademik 2023/2024 në Fakultetin Juridik - Ceremonia e mirëseardhjes për studentët e vitit të I-rë!
- Afati për regjistrimin e semestrit Dimëror të vitit akademik 2024/2025
- Sukses i jashtëzakonshëm i studentëve të Fakultetit Juridik (UP) në garën prestigjioze të Drejtësisë Penale Ndërkombëtare “Nuremberg Moot Court 2024”