NJOFTIM / Mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës - Ma.sc. Luljeta Plakolli Kasumi PhD.cand

13 Korrik 2021
SHARE

                                              UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI JURIDIK

 

Studimet e Doktoratës

 

Në bazë të nenit 127 al.1 të statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” , neni 17 al. 2 dhe 4, të rregullores mbi studimet shkencore pasdiplomike dhe Vendimi nr. 03/93, nga Mbledhja e Këshillit të Fakultetit Juridik, të datës 16.02.2021, si dhe vendimit për ratifikimin nga Senati i UP nr. 551, datën 15.04.2021 kandidates Ma.sc. Luljeta Plakolli-Kasumi PhD. cand, i është lejuar mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës, andaj mbi bazën e dispozitave të më lartë cekura bëjmë këtë

 

 

N J O F T I M

 

Me të cilin njoftojmë të gjithë të interesuarit, se me datën 19.07.2021, me fillim në ora 10:00, në Amfiteatrin e madh të Fakultetit Juridik të UP-së, kandidatja për fitim të titullit doktor i shkencave juridike-Civile, Ma.sc. Luljeta Plakolli Kasumi PhD.cand, bën mbrojtjen publike të disertacionit me titull: Klauzola e Arbitrazhit në Kontrata B2C;  Direktiva e BE-së mbi Kushtet e Padrejta dhe Zbatueshmëria e kësaj  Klauzole nga Gjykatat e Republikës së Kosovës”, para komisionit profesional në përbërje:

 

  1. Prof. Dr. Enver Hasani(Kryetar)
  2. Prof.Asoc.Dr. Flutura Kola -Tafaj ( Anëtare e jashtme,nga Fakulteti i Drejtësisë-Universiteti i Tiranës )
  3. Prof.Ass. Dr. Bedri Bahtiri (Anëtar)

      Mentor i kandidates

      Prof.Dr.Hajredin Kuçi

 

 

 

13.07.2021

                                                                                              Zyrtare për shërbime Master dhe Doktoratë

                                                                                                         Suzana Gusija