Ftesë/Mbledhja konstituive e Këshillit Studentor, e Enjte 30.06.2022 (nesër), ora 15:00

29 Qershor 2022
SHARE

Të nderuar përfaqësues të OS,

Ju informojmë që pas dorëzimit të marrëveshjes për konstituimin e KS, konform rezultateve përfundimtare, sipas nenit 52.4 të Rregullores nr.1/55, datë 12.05.2022, KZF, thërret mbledhjen kostituive të Këshillit Studentor.

Mbledhja konstiuive do të mbahet, me datë 30.06.2022 (nesër), nga ora 15:00, në Sallën e Profesorëve.

Kërkojmë nga të gjitha OS që t’i lajmërojnë anëtarët e tyre që kanë fituar mandate në Këshillin Studentor, në mënyrë që të njëjtit të marrin pjesë në mbledhjen konstituive të KS, sepse në të kundërtën humbin mandatet e fituara.

Mbledhjen konstituive të KS e udhëheq KZF, duke u bazuar në Rregulloret në fuqi, si dhe marrëveshjen e dorëzuar nga organizatat studentore për konstituimin e KS, KZF, thërret mbledhjen kostituive të Këshillit Studentor me këtë;

 

REND DITE

 

  1. Konstituimi i Këshillit të studentëve në Fakultetin Juridik,
  2. Verifikimi dhe pranimi i mandateve për anëtarë të Këshillit të studentëve,
  3. Nënshkrimi i Deklaratës Etike.
  4. Zgjedhja e Kryetarit/ës të Këshillit të studentëve
  5. Zgjedhja e sekretarit/ës të Këshillit të studentëve

 

 

Me respekt,

 

1.       Dr.sc. Miftar Shala – Kryetar,

 

2.       Prof. Dr. Azem Hajdari – Nënkryetar,

3.       Prof. Ass. Dr. Fisnik Korenica– Anëtar