Takim me përfaqësues të UNDP

12 Tetor 2020
SHARE

 Takim me përfaqësues të UNDP

Me datën 9 Tetor, Dekani, Prodekanja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte me Studentë, si dhe Prof.Dr.Mirlinda Batalli pritën në takim përfaqësues të UNDP-së. Në këtë takim u diskutua për mbështetjen e UNDP-së për Fakultetin Juridik në rekrutimin e praktikantëve nga radha e studentëve dhe vendosjen e tyre në gjykata, arritjen e marrëveshjeve me universitete Evropiane me fokus në disa komponentë që mbështeten nga UNDP, dhe organizimin e garave kërkimore të studentëve në fushën e ndihmës juridike falas.