Takim me përfaqësues të International Narcotics & Law Enforcement Affirs (INL), Drejtori i INL, z. Shawn Waddoups

24 Shtator 2021
SHARE

Sot me datën 23 shtator 2021, Dekani dhe Prodekanja e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës  pritën në takim përfaqësues të International Narcotics & Law Enforcement Affairs (INL). Drejtori i INL, z. Shawn Waddoups ndau me Zyrën e Dekanit risitë në lidhje me Programin e Edukimit në kuadër të INL. Ky program do ta mundësojë shkëmbimin e stafit akademik, dhe ka për qëllim ngritjen e mëtutjeshme të shkathtësive mbi metodologjitë e mësimdhënies. Në takim u diskutua edhe për shumë aktivitete tjera të cilat pritet të konkretizohen në një të ardhme të afërt.