Takim me ekipin e studentëve që do të marrin pjesë në garën prestigjioze të drejtësisë “Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition”

25 Shkurt 2022
SHARE

Dekani i Fakultetit Juridik, Prof.Avni Puka dhe Prodekanët, u takuan me Ekipin Përfaqësues të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës që do të marrin pjesë në garën prestigjioze të drejtësisë “Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition”. Këtë vit, gara shënon edicionin e saj  të 63-të, e ku pritet të marrin pjesë më se 700 shkolla juridike nga e gjithë bota. Raundet evropiane këtë vit  mbahen në Budapest të Hungarisë.

Gara është e organizuar në formën e simulimit të një mosmarrëveshjeje ndërmjet shteteve para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), si dhe raundi përfundimtar gjykohet nga vetë gjyqtarët dhe ish-gjyqtarët GjND-së.

Republika e Kosovës tani përfaqësohet edhe në forumin “Olimpiada e Shkollave të Drejtësisë” përmes studentëve dhe personelit akademik të Fakultetit Juridik të UP-së.

Fakulteti Juridik i UP-së ka siguruar edhe mbështetjen financiare për pjesëmarrjen e studentëve në këtë garë, në kuadër të planifikimeve vjetore  me qëllim të mbështetjes së studentëve për përfshirje në forume/gara ndërkombëtare.

 

Grupi i studentëve pjesëmarrës në garë, janë edhe pjesë e Grupit të Studentëve të Ekselencës së Fakultetit Juridik-UP.