Hulumtimi shkencor

Fakulteti Juridik gëzon një reputacion solid në fushën e kërkimit shkencor. Shumica e personelit të saj akademik janë autoritete të njohura të dijes në fushat e tyre të ngushta, kurse një pjesë e tyre gëzojnë mirënjohje ndërkombëtare për ekspertizën e tyre shkencore. Shumica e anëtarëve të personelit akademik kanë një numër të madh të shkrimeve të botuara në revistat shkencore ndërkombëtare, shumë prej të cilave me indeksime të nivelit të Web of Science dhe SCOPUS. Disa anëtarë janë gjithashtu autorë të librave universitar dhe/apo monografive të botuara nga shtëpi botuese ndërkombëtare të rangut A. Fakulteti Juridik aktualisht po bën përpjekje serioze për të zhvilluar tutje motivin e anëtarëve të persoenlit akademik për të rritur përpjekjet për publikime ndërkombëtare në gjuhë të huaj, me qëllim të zhvillimit të komponentit ndërkombëtar dhe rritjen e shtrirjes së ndikimit të saj.

Zyra e Dekanit ka miratuar një program strategjik katër vjeçar i cili përfshin një theksim të rëndësishëm të komponentit të hulumtimit shkencor. Disa nga synimet në këtë komponent veçse janë publike, dhe përfshijnë rritjen e mobilitetit të profesoriatit nëpër universitete simotra në botën e zhvilluar, themelimin e research-in-progress seminars si një dritare ku  shpalosen të gjeturat nga hulumtimet aktuale që po zhvillon stafi akademik, ndërtimi i një programi të koncentruar në tematika thellësisht shkencore të konferencave, dizajnimi dhe zhvillimi i projekteve shkencore që përfitojnë mbështetje nga fondet shkencore ndërkombëtare,  në fusha që janë aktualisht të kërkueshme në tregun e punës (p.sh. fusha e zhvillimit teknologjik dhe të drejtës së privatësisë, fusha e së drejtës së konkurrencës dhe marrëveshjet e tregtisë së lirë, fusha e të drejtës në zhvillim, etj).

Zyra e Dekanit ka paraqitur pranë Këshillit një thirrje që të synohet që punimet shkencore, të personelit akademik të publikohen në baza të rregullta në revista shkencore që gëzojnë indeksime të nivelit të Web of Science dhe Scopus dhe shtëpi botuese të nivelit A (psh OUP, CUP, Brill, Springer, De Gruyter, Hart, etj). Ajo gjithashtu ka paraqitur një plan konkret për reformim të thellë të studimeve post-diplomike, me theks të veçantë në studimet e doktoratës që përfshijnë një proces rekrutues të bazuar në merita, dhe zhvillim të një potenciali shkencor për studentët e nivelit të tillë.

Si një nga parakushtet e rëndësishme për avancim të hulumtimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit të kësaj kompenente, Fakulteti Juridik është i orientuar që edhe rekrutimi e personelit të ri akademik të synoj pëfshirjen e juristëve që një nivel të studimeve e kanë përfunduar në universitete me renome botërore.