Këshilli i Doktoratës
Këshilli i Doktoratës është një trup që ushtron kontroll të vazhdueshëm të cilësisë së përmbushjes së detyrave të studentëve të doktoratës, duke vlerësuar standardet që lidhen me thellësinë akademike të punës shkencore, origjinalitetin e saj, mbështetjen e saj në literaturë dhe të dhëna kredibile, dhe fuqinë intelektuale dhe shkencore të prezentimit të të gjeturave nga kandidatët. Këshilli gëzon një mandat të bazuar në Rregulloren për Studimet e Doktoratutës, dhe mban përgjegjësi për nivelin e përgjithshëm të performancës së Shkollës së Doktoratës së Fakultetit Juridik. Këshilli gjithashtu ofron perspektiva mbi zhvillimin e hulumtimeve që organizohen në kuadër të Shkollës së Doktoratës, dhe i mbështet ato në fushat ku Fakulteti ka targetuar prioritetet e saj të hulumtimit shkencor.
- Rezultatet përfundimtare të provimit pranues për vitin akademik 2026/27 në studimet Master
- Rezultatet përfundimtare të provimit pranues për vitin akademik 2026/27 në studimet Baçelor
- MBAHET PROVIMI PRANUES PËR STUDENTËT E NIVELIT MASTER NË FAKULTETIN JURIDIK⚖️
- Rezultatet preliminare të provimit pranues për vitin akademik 2026/27 në studimet Master
- Orari i mbajtjes së provimit pranues për vitin akademik 2026-27 në studimet Master