Hulumtim dhe Shkencë

Quality assurance bodies at the Faculty of Law

Council of the Faculty of Law

There are the following tasks: 1.1. To propose the candidate for the position of dean to be approved by the Senate; 1.2. To give advice and proposals to the Governing Council and the Senate on all issues related to the faculty, its personnel, structure and internal organization; 1.3. To propose to the Senate the curricula and changes in the curricula, to give recommendations in teaching methods, in the fields of scientific studies or artistic work and for other academic issues; 1.4. To supervise the progress of students as well as scientific research or artistic creativity in the faculty; 1.5. To propose the number and determine the conditions for registration of new students, in accordance with the instructions issued by the Governing Council and the Senate; 1.6. To determine and implement appropriate measures for quality assurance and evaluation in accordance with the guidelines set by the Senate; 1.7. To draw up the annual work reports for the rector; 1.8. To deal with other issues related to academic issues; 1.9. To deal with other issues that are defined by this Statute or that are requested by the Governing Council or the Senate.

Vice-dean for learning and quality issues

Coordinates the teaching process; monitors the process of teaching; takes care of addressing students' requests; holds regular learning meetings with students and academic staff; leads the study committee; addresses student and academic staff complaints; addresses the requests of the administrative staff regarding the teaching process. The vice-dean is not involved in the chain of quality assurance bodies, but only supervises the teaching process and collects relevant data that contribute to the development and improvement of quality in the Faculty.

Faculty of Law Studies Committee

Decides on student complaints; examines the evaluation of academic staff by students; publishes and discusses evaluation results; gives recommendations to the Office for Academic Affairs and the Central Studies Committee; Decides on staff publications; decides on changing the content of the program plan and course syllabuses, according to the need for revision; discusses and gives recommendations on the issue of quality.

Departments: Criminal, Civil, Constitutional-Administrative, International, Financial and heads of departments

Coordinates the quality process within the program; evaluate the program; discusses changes in the program; approves the titles of the master's subjects and the evaluation commissions; meets with program students to evaluate the program; holds regular meetings to discuss the internal quality assurance process; forwards quality assurance issues to the Studies committee of the Faculty of Law; evaluates the teaching process of the staff and convey concerns about this process; coordinates other quality assurance activities.

 

Academic Development Coordinator

Coordinates the work between the Faculty and the University, in order to ensure quality; maintains regular contact with the Office for Academic Development; Coordinates the drafting of questionnaires for the semester evaluation of quality assurance; assists in data collection for quality assurance; assists in data processing for quality assurance; conveys the quality issues of the academic unit, at the central level; assists the work of the Office for Academic Development, related to the Faculty of Law.

Heads of Study Programs

They have the following responsibilities: Coordinate the work between programs and departments; assist in program quality assurance and addressing program quality and review of the program; keep the report with the Kosovo Agency for Accreditation; Hold meetings with the heads of departments as well as the management regarding the program; Hold meetings as needed with the labor market; take care to draw up reports regarding the issue of the relevant program; discusses in the department issues related to the program; helps coordinate program activities, such as research and administrative ones; assists in program evaluation; helps in drafting self-evaluation reports, etc.

Quality assurance process at the Faculty of Law

The quality assurance process at the Faculty of Law includes:

  1. Determination of policies and academic leadership by the Dean and the Faculty Council;
  2. Supervision of the teaching process, teaching monitoring by the vice-dean for teaching issues and quality;
  3. Meetings of the vice-dean on teaching and quality issues with students and academic staff;
  4. Collection of quality assurance data by the Coordinator for academic development as well as distribution of questionnaires for evaluation by students;
  5. Discussion, publication of student evaluations and recommendations for quality assurance by the Faculty Studies Committee;
  6. Review of the quality of the programs, meetings with students for the evaluation of the programs; meetings with the academic staff of the program, which are conducted by the relevant departments;
  7. Program review and program evaluation by the relevant department;
  8. Data collection, related to program evaluation, student evaluation and other aspects of quality assurance and forwarding to the academic development coordinator.
  9. Data processing and forwarding to the Academic Development Office by the academic development coordinator;
  10. Final decisions and recommendations from the office for academic development regarding quality assurance as well as the central commission of studies, which the Faculty implements;
  11. Taking concrete measures in case of non-implementation of teaching rules, quality and other aspects within the program, which is done by the Dean of the Faculty of Law, based on the regulations in force.

 

 

 

 

 

Organet e sigurimit të cilësisë në Fakultetin Juridik

Këshilli i Fakultetit Juridik

Ka këto detyra: 1.1. Të propozojë kandidatin për postin e dekanit për t’u miratuar nga Senati; 1.2. T’i japë këshilla dhe propozime Këshillit Drejtues dhe Senatit për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fakultetin, personelin e tij, strukturën dhe organizimin e brendshëm; 1.3. T’i propozoj Senatit planprogramet dhe ndryshimet në planprograme, të japë rekomandime në metoda të mësimdhënies, në fusha të studimeve shkencore apo të punës artistike dhe për çështje të tjera akademike; 1.4. Të mbikëqyrë progresin e studentëve si dhe të kërkimeve shkencore apo të krijimtarisë artistike në fakultet; 1.5. Të propozon numrin dhe të përcakton kushtet për regjistrim të studentëve të rinj, në përputhje me udhëzimet e nxjerra nga Këshilli drejtues dhe Senati; 1.6. Të përcaktojë dhe zbatojë masat e duhura për sigurimin e cilësisë dhe për vlerësim në përputhje me udhëzimet e përcaktuara nga Senati; 1.7. Të hartojë raportet vjetore të punës për rektorin; 1.8. Të merret me çështje tjera që ndërlidhen me çështje akademike; 1.9. Të merret me çështje të tjera të cilat janë të përcaktuara me këtë Statut ose që kërkohen nga Këshilli drejtues apo Senati.

Prodekani për mësim dhe çështje të cilësisë

Koordinon procesin e mësimdhënies; monitoron procesin e mbajtjes së mësimit; kujdeset për adresimin e kërkesave të studentëve; mban takime të rregullta për mësim me studentët dhe stafin akademik; udhëheq komisionin e studimeve; adreson ankesat e studentëve dhe të stafit akademik; adreson kërkesat e stafit administrativ lidhur me procesin e mësimdhënies. Prodekani nuk është i përfshirë në zinxhirin e organeve të sigurimit të cilësisë, por vetëm mbikëqyr procesin e mësimdhënies dhe mbledh të dhëna relevante që kontribuojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë në Fakultet.

Komisioni i Studimeve të Fakultetit Juridik

Vendos për ankesat e studentëve; shqyrton vlerësimin e stafit akademik nga studentët; publikon dhe diskuton rezultatet e vlerësimit; jep rekomandime Zyrës për Çështje Akademike dhe Komisionit Qendror të Studimeve; Vendos për botimet e stafit; vendos për ndryshimin e përmbajtjes së plan programit dhe syllabusave të lëndëve, sipas nevojës për rishikim; diskuton dhe jep rekomandime për çështjen e cilësisë.

Departamentet: Penale, Civile, Kushtetuese-Administrative, Ndërkombëtare, Financiare dhe shefat e katedrave

Koordinojnë procesin e cilësisë në kuadër të programit; bëjnë vlerësimin e programit; diskutojnë ndryshimet në program; miratojnë titujt e temave master dhe komisionet vlerësuese; takohen me studentë të programit për të vlerësuar programin; mbajnë takime të rregullta për të diskutuar për procesin e sigurimit të brendshëm të cilësisë; përcjellin çështjet e sigurimit të cilësisë në komisionin e Studimeve të Fakultetit Juridik; vlerësojnë procesin e mësimdhënies së stafit dhe përcjellin shqetësimet për këtë proces; koordinojnë aktivitetet e tjera të sigurimit të cilësisë.

 

Koordinatori/ja për Zhvillim Akademik

Koordinon punën në mes të Fakultetit dhe Universitetit, me qëllim të sigurimit të cilësisë; mban kontakte të rregullta me Zyrën për Zhvillim Akademik; Koordinon hartimin e pyetësorëve për vlerësimin semestral të sigurimit të cilësisë; ndihmon në mbledhjen e të dhënave për sigurimin e cilësisë; ndihmon në përpunimin e të dhënave për sigurimin e cilësisë; përcjell çështjet e cilësisë të njësisë akademike, në nivelin qendror; ndihmon punën e Zyrës për Zhvillim Akademik, lidhur me Fakultetin Juridik.

Bartësit e programeve

Kanë detyrat si në vijim: Koordinojnë punën në mes të programeve dhe departamenteve; ndihmojnë në sigurimin e cilësisë së programit dhe adresimin  e çështjeve të cilësisë dhe rishikimit të programit; mbajnë raportin me Agjencinë e Kosovës për Akreditim; Zhvillojnë takime me shefat e katedrave si dhe menaxhmentin në lidhje me programin; Mbajnë takime sipas nevojës me tregun e punës; kujdesen që të hartojnë raportet sa i përket çështjes së programit përkatës; diskuton në katedër çështjeje që kanë të bëjnë me programin; ndihmon në koordinimin e aktiviteteve të programit, si ato hulumtuese dhe administrative; ndihmon në vlerësimin e programeve; ndihmon në hartimin e raporteve të vetëvlerësimit etj. 

Procesi i sigurimit të cilësisë në Fakultetin Juridik

Procesin i sigurimit të cilësisë në Fakultetin Juridik përfshin:

  1. Përcaktimin e politikave dhe udhëheqjes akademike nga Dekani dhe Këshilli i Fakultetit;
  2. Mbikëqyrja e procesit të mësimdhënies, monitorimit të mësimdhënies nga prodekani për çështje mësimore dhe cilësi;
  3. Takimet e prodekanit për çështjet mësimore dhe cilësi me studentë dhe personelin akademik;
  4. Mbledhja e të dhënave të sigurimit të cilësisë nga Koordinatori/ja për zhvillim akademik si dhe shpërndarja e pyetësorëve për vlerësimin nga studentët;
  5. Diskutimi, publikimi i vlerësimeve të studentëve dhe rekomandimet për sigurimin e cilësisë nga Komisioni i Studimeve të Fakultetit;
  6. Shqyrtimi i cilësisë së programeve, takimet me studentë për vlerësimin e programeve; takimet me stafin akademik të programit, të cilat zhvillohen nga departamentet përkatëse;
  7. Rishikimi i programit dhe vlerësimi i programit nga departamenti përkatës;
  8. Mbledhja e të dhënave, në lidhje me vlerësimin e programit, vlerësimin nga studentët dhe aspektet e tjera të sigurimit të cilësisë dhe përcjellja tek koordinatorja për zhvillim akademik.
  9. Përpunimi i të dhënave dhe përcjellja e tyre në Zyrën për Zhvillim Akademik nga ana e koordinatores për zhvillim akademik;
  10. Vendimet dhe rekomandimet përfundimtare nga zyra për zhvillim akademik lidhur me sigurimin e cilësisë si dhe komisionit qendror të studimeve, të cilat i zbaton Fakulteti;
  11. Marrjen e masave konkrete në rast të mos zbatimit të rregullave të mësimdhënies, cilësisë dhe aspekteve të tjera brenda programit, e cila bëhet nga Dekani i Fakultetit Juridik, bazuar ne rregulloret në fuqi.