Garat Studentore
Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës marrin pjesë rregullisht në gara, simpoziume dhe samite ndërkombëtare. Studentët përgjatë viteve kanë përfaqësuar Universitetin e Prishtinës në mënyrë shumë të suksesshme në garat si në vijim:
- Gara për të Drejtën Ndërkombëtare Komerciale dhe të Drejtën e Aribtrazhit (Willem C. Vis International Arbitration Moot Court), që mbahet çdo vit në Vjenë;
- ICC Moot Court Competiton , Hagë, Mbretëria e Holandës;
- Nuremberg Moot Court, Nurmeberg, Gjermani;
- Gara Harvard Model United Nations (HMNUN);
- Gara JESSUP International Moot Court, Washington D.C./Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
- DCFR Arbitration Moot në Varshavë, Poloni
- Gara ndërkombëtare në të ‘’Drejtën Humanitare’’ në Lubjanë të Sllovenisë;
- Simpoziumet e Institutit Universitar të Evropës dhe Universitetit James Madison në Firence të Italisë;
- Pjesëmarrja e studentëve nga QDNJ dhe QBDT në ‘’Samitin e Marmarasë të Asociacionit të të Drejtës’’ në Stamboll, Turqi;
Pjesëmarrja e studentëve të cilët do të përfaqësojnë Universitetin e Prishtinës në këto gara dhe takime ndërkombëtare bëhet përmes procedurave transparente të bazuara në kompetencë dhe meritokraci.
Postimet e fundit
- Fillimi i vitit të ri akademik 2023/2024 në Fakultetin Juridik - Ceremonia e mirëseardhjes për studentët e vitit të I-rë!
- Afati për regjistrimin e semestrit Dimëror të vitit akademik 2024/2025
- Sukses i jashtëzakonshëm i studentëve të Fakultetit Juridik (UP) në garën prestigjioze të Drejtësisë Penale Ndërkombëtare “Nuremberg Moot Court 2024”
- Thirrje Publike, për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në bazë të nevojave të njësive akademike, për VA 2024-2025